19.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Alfred Beleri më në fund lë burgun

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Alfred Belerit për lirimin me kusht.

    Kjo ishte seanca e katërt në Gjykatën e Fierit për shqyrtimin e kësaj kërkese nga ana e Fredi Belerit. Me këtë vendim, Beleri fiton lirinë 1 muaj e gjysëm përpara nga koha e mbetur për vuajtjen e dënimit.

    Në seancën e sotme, Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari. Ndërkohë, ishte gjyqtari i çështjes, Alfred Konomi, ai i cili shqyrtoi provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

    Pas dhënies së vendimit, avokati i çështjes Geni Gjyzari ka dhënë një prononocim të shkurtër për mediat.

    “Respekte për gjykatën, vendosi lirimin para kohe me kusht. Edhe 6 javë i kishin mbetur për të qëndruar në burg. U lirua sot. E shikojmë se ai pronari që ka çelësat e burgut dhe të kujtdo dha leje tani pas zgjedhjeve që të dalë nga burgu”, tha ai.

    Alfred Beleri, i cili tashmë mban mandatin e eurodeputetit, u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit