13.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Alketa Vejsiu goditet me kanaçe në skenën e “X Factor”

    Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”.

    Drejt saj është hedhur një kanaçe, kur për fat të mirë ka shpëtuar pa e prekur në kokë.

    Ngjarja u regjistrua në momentin që moderatorja shpalli emrin e një prej finalistëve të këtij edicioni.

    “Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo jo është ky konkurrent.

    Ky është një djalë fitues. Ky është një shembull shumë i keq që mua më revolton shumë që po ndodh po çfarë ti bësh”, tha Alketa pasi u qëllua me kanaçe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit