spot_img
spot_img

Arben Ahmetaj: Më thanë Edi Rama të vret, ai është si Kim Jongu. Më kanë ngacmuar gocën në Tiranë

spot_img

Arben Ahmetaj, tha se dikush i ka thënë që të heshte sepse ai të vret…

Ish-zëvendëskryeministri ka aluduar se Rama i ka lëshuar njerëz gjatë kohësh që ka qenë në Tiranë për ta eleminuar atë ose familjarë të tij

Ahmetaj: Po. I thashë dikujt, çfarë të qetësoj. Të iki në të s’ëmës, po do iki një ditë, por burri ikën normal. Ikën me luftë për të drejtën e vet, përdor instrumente ligjor. Dmth ky të vazhdojë të tallet ky, derri i pyllit.

Peka: D.m.th nuk jam unë i vetmi që vij nga Shqipëria për t’iu investuar. Ka dhe të tjerë që vijnë e ju japin mesazh që të qetësohesh.

Ahmetaj: Po unë kam dhe telefona. Shiko mos u merr me atë se ai është Kim Jongu, ai të vret, ai … Kë vret. Bujrëm, le ti lëshojë, siç i lëshoi në Tiranë. Se këta duan të bëjnë fajtor… ej, 10 miliardë tendera ke bërë ti dhe Belinda, 6 të ka bërë ai tjetri, 3 ajo tjetra.

Zero unë. Aa e di kryeministri, ta çojmë këtë në të s’ëmës. E di kryeministri çfarë ka bërë zëvendësi i vet, thotë ai tjetri. I ftova shqiptarët të imagjinonin sikur të gjithë këto zullume ti kisha bërë unë. Dhe dolën me kabrioltet të festonin heqjen e imunitetit tim. I them Altin Dumanit, që nuk ka incenerator

Arben Ahmetaj, deklaroi se kryeministri Edi  Rama ndryshe flet për të dhe ndryshe për Ilir Beqajn.

Gjatë bisedës Ahmetaj u shpreh se ai ka lënë letra për sterilizimin, por ato janë zhdukur.

Ahmetaj: Sa letra ka. Altin Dumani vjen dhe sjell arrestimin pas tre muajsh. A di çfarë tha në korrupsion, kur e ka pyetur një i opozitës, më dinjitoz ai, jurist që e pyet; çfarë nxitimi ke ti që e sjell arrestin?. Se na prish provat, ka thënë Dumani. Tani, unë po të numëroj sjelljen me standard totalisht ndryshe. Rasti Beqaj. Normale, në gjendje të lirë. Rasti Mediu, normale, padrejtësi e madhe ndaj tij, në gjendje të lirë. Rasti Olta Xhaçka, normale, rasti i Krifcës, normale, rasti i Plarent Ndrecës, normale. Nuk duhet të ketë arrestim, nuk duhet të ketë, s’mund të trajtohen si në Mesjetë.

Rasti Beqajt. Si ka mundësi që e arrestojnë Beqaj, 6 muaj pasi pseudoprovat u deklaruan nëpër media. Pse duhej arrestuar, pse. Teatër i Edi Ramës, ta arrestojmë për këtë gjënë e vogël, ta mbyllin gojën këta. Teatër komplet. Kam lënë letra unë për sterilizimin, le ti zhdukë, siç kanë zhdukur një letër të EcoParku, por nuk e dinë që ekziston diku. Duhet ta dinë që ajo letër ekziston diku.

Peka: Keni lënë letër për sterilizimin…

Ahmetaj: Po, në nëntor dhe dhjetor 2018, le ti zhdukin, ti fshehin, aty janë dhe ato letra janë të gjitha në një kuti.

Peka: Çfarë letre keni lënë për sterilizimin…

Ahmetaj: Që është shkatërrues, dhe ti vendoset tavan. Por nuk ka rëndësi kjo. Po i kthehem standardit të dyfishtë. Po pyes qytetarëve shqiptarë, unë përmenda të gjithë këto emra, të më falin, kanë prezumim pafajësie tek unë, të gjithë që kam përmendur. Çfarë isha unë? Unë mund të jem përfolur për lloj-lloj gjërash. Por unë për lidhje me krimin, e di gjithë Shqipëria, gjithë bota që unë nuk kam pasur lidhje. Ka pasur një njeri, Sali Berisha që më ka goditur pa të drejtë, tërë kohës. Një gjë e ka thënë publikisht, ky njeri të paktën nuk e akuzon dot për lidhje me krimin. Pse duhej të sillte urdhër-arresti, të kënaqte bosin të shkojë në të s’ëmës.

Cila ishte arsyeja, statistikë, guxon e mburret me emrin tim dhe pastaj thotë, e kanë personale. Ej djalë, të lutem foli mendjes, nuk është kjo reforma në drejtësi. Ti jo vetëm që po shkatërron reformën, se bashku me Ramën, ti po përmbys demokracinë. Sepse ditën që drejtësia bie pre e presionit politik dhe kthehet në polici politike, dëmi që i shkakton demorkacisë është fondamental dhe po ju them, kapja e drejtësisë, o zot larg qoftë, fton dhunë. I them si qytetar tani dhe si njeri që kam kontribuar në atë vend që ti thërrasë mendjes.

Më kanë ngacmuar vajzën

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj pretendon se është kërcënuar teksa ndodhet në arrati në Zvicër, pasi në disa media u publikuan fotot e banesës ku ai qëndron.

Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj tregoi tre episodet ku, sipas tij, është përgjuar apo konfrontuar nga qytetarë shqiptarë të cilët ai tha se i njeh dhe ka arritur t’i fotografojë.

Në një rast, Ahmetaj pretendoi se tre qytetarë i kishin shkuar pranë banesës dhe kishin fotografuar ambientet. Në një rast tjetër ai tha se një qytetar kishte hyrë bashkë me të në ashensor, dhe kishte nisur të “mërmëriste sharje” ndaj tij.

Ahmetaj gjithashtu tha se vajza e tij e vogël është provokuar në Tiranë, por pa dhënë detaje mbi këtë rast.

“Ne jetojmë në një shtëpi në kushte normale. Nëna ime apo prindërit e Erjolës të kenë një mundësi të rrinë e ku të flenë. Ky është aspekti i pseudoluksit. Ai ishte kërcënim i drejtpërdrejtë, pas atij publikimi kam pasur dy episode. Një episod ku tre qytetarë shqiptarë, njër prej tyre me qëndrim në Zvicër, të cilët i njoh, do t’i them edhe me emra nëse duhet një ditë, kanë ardh kanë bërë foto te dera e pallatit.

Dhe janë regjistruar rastësisht nga një njeri i imi. E dyta, një episod që unë e kam ndarë me autoritetet këtu, duke zbritur në një ambient publik në ashensor, një bashkëqytetar, që shprehte në mërmëri e sipër sharje, i njëjti qytetar përballë në një kafe një ditë më pas, e kam fotografuar. I kam marrë seriozisht, si edhe atë provokim që i është bërë gocës time në Tiranë”, tha ndër të tjera Ahmetaj.

Lajmet e fundit