spot_img
spot_img

Akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi

spot_img

Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi.

Arrestimi është kryer nga Policia e Shtetit mbrëmjen e djeshme.

Ish kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve akuzohet për korrupsion e pastrim parash.

Sipas mediave, agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Lajmet e fundit