17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Atdheu ngacmon ish-të dashurën e Dagz dhe thumbon Dj e njohur

    Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, së fundmi i ka bërë një koment ngacmues moderatores nga Kosova Ariana Berisha, që është marrë si thumb për Dj Dagz.

    Për ata që nuk e dinë në fillim të rrugëtimit të Dagz në ‘Big Brother VIP’ në media u shkruajt për lidhjen e tij me Arianën. Madje, pati aludime se ajo do bëhej pjesë e formatit por më pas u zbulua se ishte Egzona ajo që iu bashkua reality-showt.

    ‘’Mjerë ai që të ka humb’’, ka shkruar Atdheu në fotografinë e Arianës,që po interpretohet nga njerëzit si thumb për Dagz.

    Ky koment duket se i ka pëlqyer edhe prezantueses, e cila e ka shpërndarë duke etiketuar ish-konkurrentin.

    Kujtojmë se Arjana ka reaguar ndaj lajmeve për lidhjen e saj me Dagz para disa javësh duke u shprehur: “E kotë të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit