Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i “Ferma VIP”, Akili, ka hapur diskutime të gjera lidhur me sjelljen e disa prej pjesëmarrësve dhe dinamikat brenda garës, veçanërisht për balerinin Ilir Shaqiri.
Në pamjet e publikuara, shihet dhe dëgjohet një përplasje verbale pranë pishinës mes Ilirit dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti. Debati, i cili ka vijuar nga një konflikt i mëparshëm, ka marrë përmasa më të ashpra, me tone të larta dhe gjuhë të papërshtatshme për standardet e programit.
Në një pjesë të videos, Ilir Shaqiri i drejtohet Mimoza Ahmetit me fjalor fyes dhe paralajmërues për situata të ardhshme, duke përdorur shprehje të rënda dhe kërcënuese që kanë ngjallur reagime në rrjet.
“Hajde mu ofro nesër prapë… Ta fus mu te gropa. Ça bir k*rve. Qelbësirë femër. Ta tregoj unë ty”
Pamjet kanë shkaktuar debat mes ndjekësve të programit, ku disa kërkojnë masa nga produksioni për shkelje të etikës, ndërsa të tjerë e shohin si pjesë të tensioneve të lojës brenda formatit televiziv.
Produksioni i “Ferma VIP” nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen apo pasojat e mundshme për të përfshirët megjithëse na ngelet të presim deri sonte mbrëma.



