Nga Edison Ypi
O Çim, ke kap thelbin.
O Çim, ke kuptu se shqiptarët sa më tepër t’i përdhosësh, aq më tepër të adhurojnë.
O Çim, absolutisht dhe definitivisht, je, dhe për një kohë të gjatë ke me mbet, më i suksesshmi konduktor televiziv jo delirant, jo me pras në mendere, jo me fluturime pindareske, por realistik.
O Çim përmes algoritmit gjenial që ke gjet, e ke kap dhe e ke kapërxy zenitin e popullaritetit përmes budallallëkut të tjetrit.
Telendisja që i bën ti o Çim të ftuarve duke i detyruar që atje ku varin çadrën e shiut të varin dhe burrninë e munguar, ky kusht dantesk për me hy në studion tënde si me hy në Ferr ose në Parajsë, është mahnitës.
O Çim e ke pak me ta fal krejt floririn e botës për ndimesën e paçmuar që po jep për higjenizimin e medias shqiptare duke sha e pështy pa mëshirë e pa u lodhur me gjith fuqinë e gurrmazit, nofullave dhe bullçinjve të tu madhështorë si të Mujit dhe Halilit.
Ti o Çim s’ke asnjë faj e s’mban asnjë përgjegjësi për karakterin prej skllevërish të lindur e të ftuarve të tu. Arsyeja që mjeranët në fjalë nuk reagojnë ndaj përdhunimit live që ti o Çim u bën, është thjesht dhe vetëm pangopësia e tyre për rroga astronomike me pare të vjedhura.
O Çim, po mahnit dynjanë mardhënia jote me viktimat e tua që nuk u bën përshtypje asnjë ofendim, asnjë degjenerim, asnjë përdhosje, asnjë shkapërdhim, sado i rëndë prej teje, dhe jo që nuk e kanë fare problem, por për nder e kanë, edhe në gojë tu pështysh, edhe në fytyrë tu pjerdhësh, edhe mbi kokë tu dhjesësh.
Me të shpërbly ty o Çim për meritën, si i vetmi që ke dalë jashtë skemës masturbative të Syrit, gjysma e floririt të botës nuk mjafton.
Telendisja që ti o Çim u bën atyre hajvanëve, është ekzaktësisht çfarë publiku dëshiron ëndërron, lutet por s’mundet, atyre tua bëjë. Si e tillë, telendisja totale që ti o Çim u bën atyre, është një shëbim publik me vlerë të pallogaritshëm në të mirë të higjenës mediatike kombëtare.
Me legenosjen që ti o Çim u bën mender analistave, të betohem se një Guinness me motivacionin “Për kontribut të shquar në vrasjen e krimbave” e ke pak.
Ke realizu ëndërrën e çdo konduktori që lodhet e stërlodhet, por nuk arrin ta bëjë as të qintën e asaj që ti o Çim e bën aq lehtësisht.
Duke dëshmuar live çdo natë madhështinë e pohimit ajnshtajnian mbi pafundësinë e budallallëkut njerëzor, ti o Çim bën një shërbim të paçmuar në drejtim të përmirësimit të rracës së ushtrisë së budallejve që të ndjekin nga ekrani shtrirë si derra mbi divan.
Megjithatë, ti o Çim, si mjeshtër i përdhunimit live të lolove mediatikë, këtë talent duhet ta përdorësh me më tepër nikoqirllëk.
Për shembull, ti o Çim ke hy në borxh të madh me rockerin e politikës mediatike, dervishin rrotullues Fred Astaire, alias Lelo, të cilin deri më sot e ke mbajt me hatër, asnjë sulm, asnjë bërtitje, asnjë kërcënim, asnjë përdhunim, nuk i ke bërë. Dervish Fredi, bërë dhe synet, vdes që ta turpërosh, ta degjenerosh, t’ja marrësh erzin publikisht, për qëndrimet qyrranjose që mban. Fred Rrotulluesi e ka për nder ti me ja thy karriken mbi kok. Veç fillo. Ke për të pa se Lelo Rrotulluesi, si mazohist me nam që dëshiron me u degjeneru sa më thellë, do të lusi për karriken tjetër t’ja thyesh mbi kurriz.
Ose tjetri, ai shimpanzea që ka në ballë më tepër lesh se ti o Çim ke në kokë, në këmbë, në kërthizë, dhe në krejt zgavrat e trupit tënd. Të lutem luja qindin gavetë-lëpirësit që bo si filozof. Këtij mos harro ti bësh pyetjen habitore: Kush ka aq pare tepër sa me të pagu ty o majmun ?!
Mirë e bën o Çim që kurrë nuk i bërtet Bushatit. Nuk e meriton nomenklaturisti sjelljen tënde prej demokrati.
Merre noi herë rrife live kushon tim Alizoti, o Çim, se vetëm mirë i bën.
Gabim ke bo që s’ja ke ngul asnjëherë gishtat në sy komunistit Agon Nasho. Korigjoje kët gabim o Çim.
Për rendimentin zero, efikasitetin infinitezimal, sterilitetin absolut kuptimor dhe përmbajtësor, edhepse prej saj të vjen ndoht, llaxores Maço i ke borxh të paktën dy shpulla, pam-pam mbi dy faqet e ftohta plot me silikon.
Lorenci, për zërin e impostuar prej baritoni, një rrebesh grushtash në ije dhe nofulla i ka hak o Çim.
Po i hodhe delirantit nga Parisi njëqint pështyma dhe një mijë cikra në surrat, të siguroj se me mijëra shqiptarë do të felenderojnë me zemër dhe shpirt.
Kujdes me spektakolarin Ganc Gjaku o Çim. Kujdes me atë deli’ djalë që ka talentin e rrallë për ta monetizu budallallëkun e të tjerëve duke i tall me rrushin e vet. Dënimi simbolik që Avokat Gjaku meriton, nuk mund të jetë më tepër se ndonjë romuz i zgjedhur me kujdes. Për shembull lidhur me përshëndetjen me muzikë klasike që avokati topolak u bën rregullisht pas mesnate miqve të fejsbukut, hordhisë së katunarve që pasi hëngrën nga një kusi me groshë, tani flenë si qingja dhe nëpër ëndërra u fanepset Ndre Nika si Vittorio Gassman, Pandi Raidhi si Jean-Louis Trintignant, Skënder Sallaku si John Lithgow.



