spot_img
spot_img

“Ta tregoj unë qejfin ty” – Përplasje e fortë mes Zhakut dhe Mozës: Ajo më kërcënon, përdor fjalorë rrugaçërie

spot_img

Një debat i ashpër ka ndodhur në spektaklin e djeshëm në Ferma VIP, mes Mozës dhe Zhakut, duke sjellë tensione të shumta në fermë.

Fillimisht, debati nisi mes Zhakut dhe Kostanës, pasi u diskutua se disa situata të fermerëve mund të kenë qenë të stisura apo të skenuara.

Në debat u përfshi dhe Moza, e cila u shpreh se Zhaku dukej në një gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike.

“Ajo që i ka bashkuar këto të dyja në hyrje, ishte fakti që e kanë parë fermën në jashtë de i kanë njohur disa situata. Me atë revoltën e përbashkët bënë hapin e tyre. Fakt është që aty ku fillon jeta kemi një Kostana që kërkon të futet në relacione, është një vajzë që përpiqet të punojë, të gatuaj, jep dhe merr. Ajo që më bën përshtypje është që kjo vajzë ka një kulturë dhe e ndërton shumë mirë frazën.

Mendoj që konflikti është i vërtetë. Mendoj që Zhaku ka një gjendje psikologjike pak të rënduar, ka nevojë besoj edhe për një bisedim me psikolog, ndryshe është e vështirë, për ne dhe atë”, tha Moza.

Nga ana tjetër, Zhaku reagoi ashpër ndaj fermerëve të tjerë, duke i cilësuar ata si “manipulatorë”, “servilë” dhe “të pabesë”.

“Janë mbledhur një tufë manipulatorësh, servilësh, të pabesësh. Janë bërë patericë e njëri-tjetrit, por kjo gjë mua më frymëzon. Meqë jam hienë, ja u tregoj unë qejfin këtyre. Do e shihni ju. Ta tregoj unë qejfin ty,” u shpreh Zhaku.

Por Moza nuk e la pa përgjigje, e cila e cilësoj gjuhën e përdorur nga Zhaku si të paparanueshme dhe fyese.

“Me këtë fjalë, do kemi edhe ne reagim tjetër dhe do bëhemi sebep që do dalësh jashtë. Do e shohësh ti se çfarë qejfi do na tregosh, por me këtë gjuhë është shumë turp. Nuk duhet të japim këto modele. Ti as nuk e njeh qejfin tim, nuk ke kapacitet. Duhet të mbarosh disa shkolla se je bërnut me këtë gjuhë. Nuk të ec më, se të ka ec si të ka ec e ti e di këtë gjë”, tha Moza.

Më pas, Moza akuzoi Zhakun për kërcënim verbal dhe për përdorimin e një fjalori, që ajo e cilësoi “rrugaçërie”.

“Ajo kërcënon. Këtu nuk kemi dëgjuar këtë lloj rrugaçërie. As nga meshkujt më cinik nuk e kam dëgjuar këtë fjalor”, tha Moza.

Lajmet e fundit