spot_img
spot_img

Kreu i PS-së në Këlcyrë dhunon dy punonjës policie, Policia fsheh ngjarjen

spot_img

Skandal qe e fsheh Policia ne Kelcyre. Kreu i PS Kelcyre Hodjan Selmani njekohesisht dhe drejtor i Spitalit te Permetit, grushton dy punonjes policie, nderkohe qe ngjarja mbetet e pazbardhur nga politika.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur ditën e enjte në kryqëzimin e Ballabanit, ku kryetari i PS Këlcyre, Hodjan Selmani, i shoqëruar nga tre miqtë të tij Xhafer Serani , Leonard Canaj dhe Mariglen Dhosi te tre punonjes te administrates shteterore, janë kacafytur me dy punonjës policie të patrullës.

Shkaku ka qene parkimi i gabuar i automjetit te kreut te PS Kelcyre cka ka sjelle reagimin e policeve. Tonet kanë qenë të ashpra nga ana e kryesocialistit këlcyrjot dhe me tre miqve te tij ndaj policëve që kryenin detyrën e tyre.

Nisur dhe nga pozita e drejtuesit të degës së PS dhe sikurse e kanë zakon këta drejtues, që janë lodhur nga pushteti 13 vjeçar, Selmani ka shtyrë dhe ofenduar dy pjestarë të Policisë së Shtetit Mihal Dori dhe Ramadan Murati të cilët po kryenin veçse detyrën.

Por përplasja fizike nuk është ndalur me kaq, pasi në të janë përfshirë dhe shoqëruesit e Selmanit, që dhe këta të dehur nga pushteti dhe që i trimëron Selmani, kanë qenë aktivë në ofendime dhe kacafytje me policët.

Mesohet se kryesocialisti Selmani nxiti të reagonin miqtë e tij ndaj patrullës policore. Personat që u përfshinë në këtë përplasje të turpshme rilindase me punonjës të thjeshtë të policisë së shtetit, janë “shpurra” që shoqëron Selmanin.

Lajmet e fundit