spot_img
spot_img

Incident diplomatik, ministri i Jashtëm gati të shkarkojë djalin e Rexhep Meidanit si ambasador

spot_img

Denion Meidani raportohet se nuk do te jetë më ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Burime nga Shkupi dhe Ministria e Jashtme bëjnë me dije se Meidani do të mbyllë parakohe detyrën në Shkup.

Jo zyrtarisht thuhet se arsyet e lëvizjes janë ankesat dhe pakënaqesitë e koalicionit Vlen dhe VMRO-së ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet dhe diskutimet që kanë përfshirë politikën maqedonase e që kanë lidhje me pakënaqësitë e shqiptarëve për çështje të ndryshme, e fundit ajo për gjuhën shqipe.

Mediani mund të emërohet ambasador në Republikën e Kosovës, ndërsa Petrit Malaj në RMV, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht

Lajmet e fundit