spot_img
spot_img

Shqiptari, gazetari anglez, polici në kufi dhe pasqyra (që na mungon)

spot_img

Nga Emirjon Senja

Keto dite po ngjizet nje debat i nevojshem per menyren se si na trajtojne qeverite europiane ne kufi dhe si na portretizojne mediat e ketyre vendeve. Ambasadori shqiptar ne UK, paska derguar nje leter ne shtypin vendas duke kerkuar qe shqiptaret te mos demonizohen.

Sigurisht, eshte fyese deri ne acarim se si te ndajne nga tufa dhe te kerkojne pasaporten pa shku ende te polici ne sportel, vetem se mes dhjetera kokebardheve qe presin me ty ne rresht, ti je kokezi dhe se avioni yt zbriti nga Tirana dhe jo nga Zagrebi per shembull.

Megjithate, debati i deritanishem eshte bere duke fajesuar te tjeret per menyren se si na trajtojne, nderkohe qe na mungon pasqyra. Mungon nje analize mbi ate qe u kemi ne ofruar europianeve.

Nuk po flas ketu per Skenderbeun, Nene Terezen a ndonje artist te suksesshem, por per ate qe shohin perdite policet, zyrtaret dhe gazetaret europiane kur perballen me shqiptaret neper stacione policie, pika kalimi kufitar apo ne informacionet qe shkojne neper redaksi.

Shtetet serioze te shohin ty ashtu sic paraqitesh neper dokumenta zyrtare dhe jo ashtu sic do te doje ti te te shihnin.

Dhe dosjet e policise dhe gjykatave te Anglise, Gjermanise, Frances jane te mbushura me lloj lloj historie monstruoze, e shpikur me qellimin e vetem per te marre azilin.

Prinder qe abuzojne femijet, femije qe abuzojne prinderit, dhune, perndjekje, hakmarrje dhe gjakmarrje te shpikura dhe te mbeshtetura nga dokumente me vula te rregullta dhe gjoja raportime portalesh se X apo Y personi i rrezikohet jeta ne vendin e vet.

Vere veten ne vendin e nje shefi policie ne kufijte e BE-se, si do ta trajtoje ti nje popull te tille, si ai qe te sjellin ne raporte drejtoret e tu?

Nuk po marr fare ne konsiderate raportet e ndryshme qe mund t’u shkojne ketyre shteteve nga ambasadat e tyre ketu.

Greku e sheh per shembull se cfare m*ti je teksa perpiqesh t’ja hedhesh bashkekombasit duke futur cik me stil turirin e makines teksa po pret ne radhe, po ashtu edhe polici italian e merr me mend se nga cila shpelle mund te kesh dale nderkohe qe i uleret gruas, se e shkreta nuk mban mend ku ka lene nje dokument qe duhet ne kufi. Te dyja keto i kam pare vete. Te tilla raste ndodhin per dite neper kufij.

Shqiptaret jane nje popull qe ka probleme me te jetuarit e komunitet, dhe ky eshte fakt. Harbuterine e hasim perdite neper pallate, lagje, rruge apo qytete. Duket se kete nuk ia kursejme edhe europianeve kur shkojme atje.

Besoj ndokujt mund t’i shkoje ndermend te beje nje analize super te gjate, qe shkon 100 apo 200 vjet me pare duke sjelle permes saj shkaqet qe na kane bere keshtu.

Mund te jete nje analize qe qendron, por kjo nuk na ndihmon fare per menyren se si na shohin sot Hansi, John-i apo Francesco atje te kufiri, njohja e problemit dhe venia e gishtit kokes, edhe mundet.

Shqiptaret ndoshta ishin te fundit qe mbushen Angline me “shpi bari”,por te paret qe e tiktok-izuan kete fenomen duke sfiduar hapur shoqerine dhe autoritetet vendase.

Nuk po flas pastaj per fenomenin e gomoneve ne Calais, ku zoter te aktivitetit te paligjshem ishin kurdet kurse famen e merrnin shqiptaret me “ofertat” e tyre, serish ne TikTok.

Emigrantit, qe ka lene vendin e tij per nje jete me te mire, i ka hije te mesoje rregullat e shtetit ku shkon, te perpiqet te jetoje denjesisht duke kerkuar respekt por edhe duke respektuar shoqerine dhe vendin qe e kane pritur, e jo ta sfidoje ate.

Sigurisht, ata qe jetojne ndershem, pa zhurme, duke edukuar femije te mrekullueshem dhe te suksesshem jane shumica derrmuese, por si perhere, budallalleku ben me shume zhurme, kap me shpejt faqet e para dhe ja ku jemi sot, qe na trajtojne si lebroze neper kufij.

Lajmet e fundit