Policia ka shoqëruar regjisorin Petri Bozo në lidhje me një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel, në aksin Librazhd-Elbasan.
Kjo, pasi ai ka përplasur për vdekje një fëmijë 7 vjeç.
7-vjeçari është përplasur për vdekje nga makina ndërkohë që po kalonte rrugën, dhe për një moment është shkëputur nga e ëma.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me aksidentin.
Aksidenti i sotëm vjen 3 javë pas tragjedisë së ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur.



