15.5 C
Tirana
E enjte, 18 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Avokati i Berishës braktis emisionin në mes, pas sherrit me Ylli Rakipin

    Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat të fortë mes Ylli Rakipit dhe avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj, lidhur me sulmet e medias greke ndaj gjyqtares Irena Gjoka, një ditë para gjyqit të Fredi Belerit.

    Genc Gjokutaj: Ne nuk duhet të shqetësohemi se merren grekët me gjyqtaren, por të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, sepse nuk ka rëndësi grekët apo shqiptarët.

    Ylli Rakipi: Kjo mund të jetë gjyqtarja më e zezë. Nga media greke, aludohet se kjo gjyqtare ka lidhje me Edi Ramën. Po sikur të merrej media shqiptare çfarë do të bënte Greqia? Kjo mund të jetë një gjyqtare zero, por sikur ne të merreshim me një gjyqtar grek, media greke do të na shqyenin.

    Genc Gjokutaj: Nuk ka në Greqi mostra të tilla (i referohet gjyqtares).

    Ylli Rakipi: Nuk ka në Greqi mostra të tilla?! Po ty të vijnë këtu të gjithë kryetarët e komunave në mbrojtje të Belerit dhe u hap portat. Greqia të merr me dru. Ore ti je dëshmitar me mua, në operacionin “Fshesa”…, ore zotëri ti je një nga njerëzit e rëndësishëm të ligjit kur ne bashkë përjetonim dhe ndiqnin operacionin “Fshesa” kur të merrte me nder për bythe dhe të hidhte këtu në Shqipëri, grekët në mënyrë masive.

    Genc Gjokutaj: Unë paskam mungesë patriotizmi, do të thuash?

    Ylli Rakipi: Jo, ti ke gjykim të njëanshëm. Kjo gjyqtare mund të jetë zero, por grekët nuk kanë punë me këtë gjyqtare.

    Genc Gjokutaj: Edhe çështja “Fshesa” dhe ajo e kryetarëve të bashkive, nuk e kanë rëndësinë e peshës speciafike që e ka kryetarja e GJKKO-së. Pedofilia ka qenë e dënueshme gjithë kohën, por kur plasi në Vatikan lëvizi globin. Kryetarja e GJKKO-së ka falsifikuar në Greqi dhe në Shqipëri.

    Ylli Rakipi: Zotëri, po kjo gjyqtare sot lindi mo?! Sa ka kjo gjyqtare, 10 ditë? Kjo gjyqtare ka qenë këtu, pse s’e ngritët zërin ju kur u bë vettingu, se ka ndërruar mbiemrin në Greqi?

    Genc Gjokutaj: Ylli, na ke ftuar të flasim ne, apo do të flasësh ti? Mund nuk më bind dot.

    Ylli Rakipi: Ti po mashtron. Kjo gjyqtare tani mbiu në Shqipëri? Pse nuk i keni ngritur më parë këto probleme? Ti je një nga njerëzit e rëndësishëm të ligjit. Ti ke qenë prokuror, je avokat.

    Genc Gjokutaj: Kemi kërkuar katër herë përjashtimin.

    Ylli Rakipi: Jo kur e morën për Berishën. Pse nuk e ke ngritur zërin një vit më parë, dy vite më parë? Nuk kam pse e mbroj, kjo mund të jetë gjyqtarja më e fëlliqur në botë.

    Genc Gjokutaj: Këtë reformë e ka bërë kjo mazhorancë me duart e saj.

    Ylli Rakipi: 140 deputetë e kanë firmosur këtë reformë, o zotëri.

    Genc Gjokutaj: Në parim. Ligjet i ka bërë vetëm PS, se iku opozita nga Kuvendi. Po ty s’të pëlqen përgjigjja dhe s’kam çfarë të bëj.

    Ylli Rakipi: Më pëlqen, por kur di të japësh përgjigje. Se ti je njeri që e ke çuar te dritarja atë (Berishën). Ti e ke marrë dhe e ke çuar te dritarja atë dhe nuk e nxjerr dot tani…

    Genc Gjokutaj: Nuk të rritet paga me këtë moderim.

    Ylli Rakipi: Kush mo? Ti do ma rritësh pagën mua?

    Genc Gjokutaj: Natën e mirë (largohet nga emisioni).

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit