5.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Mars, 2023
More
    spot_img
    spot_img

    Babai që mori leje lindjeje: Kolegët qeshnin, bashkëshortja u lumturua

    Prej vitit 2015 në Shqipëri është funksional ligji i marrjes së lejes së lindjes për baballarët. Megjithatë, edhe pse hapësira ligjore tashmë e lejon diçka të tillë, shumë baballarë nuk preferojnë të jenë pjesë e skemës duke përbërë një numër të pakët të atyre që zgjedhin.

    Ardit Dakshi, është baba i dy binjakeve vajza. Ai shpjegon se si veproi për t’u pajisur me lejen e lindjes si dhe arsyet që e çuan në këtë drejtim.

    Rudina Magjistari: Je ndër ata persona që e kanë marrë lejen e lindjes dhe pranojnë ta thonë publikisht. Shumë e vështirë ishte për të gjetur në fakt. Pse mendon që e kanë të vështirë për të treguar diçka të tillë?

    Ardit Dakshi: Unë mendoj se nuk e kanë fare të vështirë, është çështja që secili prej prindërve në shtëpi do të kontribuojë në familje dhe e marrin lejen e lindjes për të suportuar nusen, familjen etj dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e fëmijëve.

    Patëm situata të ndryshme sepse ishim në kohë tërmetesh, sapo filloi pandemia dhe e kisha të detyrueshme marrjes e lejes së lindjes duke u nisur edhe nga numri i fëmijëve që janë dy dhe përgjegjësia e kujdesi duhej të ishin më të mëdha, ndryshe nga fëmijë i vetëm.

    Pozicioni im i punës në botën e teknologjisë së informacionit ta bën të mundur që të japësh suport në punë dhe të menaxhosh kohën.

    Rudina Magjistari: Momenti kur lajmërove dhe bërë kërkesën në punë, si ishte?

    Ardit Dakshi: Kolegët filluan duke qeshur “do e marr edhe unë kur të bëhem më vonë”, “si po e merr ti?”, por që u prit më së miri edhe nga kompania, edhe nga sigurimet shoqërore, është një skemë që funksionoi shumë mirë.

    Rudina Magjistari: Pra ti ke vazhduar të paguhesh rregullisht, njësoj si të ishe në punë për 6 muaj të plotë?

    Ardit Dakshi: Po, 6 muaj. Normalisht jashtë shtetit janë akoma më të favorshme kushtet e lejes së lindjes që mund të merren njëkohësisht nga të dy prindërit, kurse në Shqipëri duhet ta shkëpusë nëna në mënyrë që ta marrë babai.

    Rudina Magjistari: Bashkëshortja ishte e lumtur që ti e more këtë leje?

    Ardit Dakshi: Bashkëshortja ishte shumë e lumtur, e shijonte akoma më shumë këtë ide.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit