spot_img
spot_img

1 Maji – Në Serbi, Bosnje e Mal të Zi paga mesatare shkon 1 mijë e 300 euro, në Shqipëri vetëm 860 euro

Me dëshirë të shtuar për t’u larguar, probleme të shumta të mbartura e alternativa të pakta, gati inekzistente. Me këtë miks ndjesish i gjen edhe ky “1 maj” shqiptarët.

Pjesa më e madhe e tyre e tyre festojnë ndërsa pak protestojnë. Kjo në një kohë që 39 për qind e tyre hasin vështirësi për të përballues muajin. Ky tregues është ndjeshëm më i lartë se në vendet e Rajonit.

“Të anketuarve u kërkohet të vlerësojnë se sa e lehtë është për familjen e tyre të përballojë shpenzimet mujore, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore nga burime të ndryshme. Vlerësimi bëhet në një shkallë me gjashtë nivele, nga “shumë lehtë” deri te “me shumë vështirësi”.

Në përgjithësi, 8% e të anketuarve në BE raportuan se në vitin 2024 e kishin të vështirë ose shumë të vështirë të përballonin shpenzimet. Dallimet mes gjinive ishin të papërfillshme”, tha Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë.

Pavarësisht retorikës së madhe, paga mesatare në Shqipëri është rritur më pak se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Teksa në Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Malin e Zi paga mesatare po i afrohet nivelit të 1 mijë e 300 eurove, në Shqipëri ajo përllogaritet në vetëm 860 euro.

“Qëllimi i kësaj proteste është sensibilizimi. Edhe pse kjo duhet bërë gjatë gjithë vitit për hallet që kanë punëtorët në Shqipëri, Konfederata ka dashur të theksojë se 1 Maji nuk është festë, por protestë.

Çdo vit përpiqemi të grumbullojmë sindikalistë dhe qytetarë të thjeshtë për të reaguar. Vetëm në Vietnam dhe Kinë festohet”, tha Kol Nikollaj, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

Nga arsimi e deri te dalja në pension, tregu i punës përballet me një sërë sfidash që ende nuk po marrin zgjidhjen e duhur. Po sërish pak shqiptarë dalin të protestojnë.

“Ka mosbesim pasi sindikatat nuk mund të jenë të dukshme vetëm në 1 maj apo kur ndodh ndonjë ngjarje tragjike. Ato duhet të jenë të dukshme çdo ditë që punonjësit të ndiejnë një lloj sigurie”, tha Esmeralda Hoxha, Koalicioni për të Drejtat në Punë.

Emigrimi po përkthehet në një barrë të madhe për ekonominë, efekte që po ndjehen prej vitesh tashmë. Biznesit i mungojnë punonjës, ekonomisë i mungon konsumi dhe kontributet e mjaftueshme për skemën e pensioneve, është shtuar kostoja e punës dhe ulur produktiviteti.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit