Drejtuesja e Top Channel Lori Hoxha ka sjellë në jetë djalin e saj të parë me bashkëshortin Vis Bajraktari. Çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë moment të rëndësishëm larg vëmendjes së mediave, duke ruajtur diskrecion të plotë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.
Ata u martuan në një ceremoni private në Meksikë gjatë vitit 2024.
Lajmi i gëzueshëm për ardhjen e bebit është festuar edhe në ambientet e Top Channel. Ajo ka surprizuar kolegët duke shpërndarë ëmbëlsira.
Çifti ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar publik, duke zgjedhur të mbajnë momentin sa më intim.



