spot_img
spot_img

Ervin Salianji, mesazh Berishës: Sali, humbe edhe burrërinë. Demokratët e dinë që me ty nuk fitojnë kurrë, PD se meriton të shuhet për shkakun tënd

Ervin Salianji ka bërë një reagim të fortë kundër Sali Berishës, për gjendjen në të cilën sipas tij, e ka degdisur Partinë Demokratike, pasi mbylli dyert për kandidatët që donin t’i dilnin përballë në zgjedhjet për kryetar.

“Standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike shpreh  mungesën e thellë të përgjegjësisë  historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë”, shkruan Salianji.

Sipas tij, edhe demokratët më të fandaksur e dinë që me Sali Berishën dhe lidershipin aktual, nuk do fitohet kurrë, sepse çdo ditë që ai qëndron në krye të Partia Demokratike është një humbje për opozitën dhe për Shqipërinë.

“Shpërfaqja e këtij shtetari deri në degradim total me ndasi, me idiotësi, me miq dhe armiq imagjinar…. me rrena dhe gënjeshtra  të poshtra që i kanë lënë demokratët  13 vite rrugëve, shprehin humbjen e e “kështjellës” së fundit që ai kishte arritur të fshinte: burrërinë.

Ai dhe rrethi që i kacavirret abuzon me besnikërinë dhe vlerat e demokratëve, duke i vendosur përballë një presioni moral: të heshtin “për respekt të moshës”, të heshtin përballë “ndereve që i janë bërë”, të heshtin para shuarjes së PD për shkak të lidhjes me të”, vijon politikani demokrat.

Ervin Salianji ishte mes njerëzve që kishin shprehur ambicien për të garuar përballë Sali Berishës, por kur përfaqësuesi i tij shkoi dje në selinë blu për të dorëzuar dokumentet e kandidimit, gjeti vetëm rojën dhe zyrtarisht u njoftua se kanidimi ishte refuzuar.

Ai thekson se çdo ditë që lideri demokrat qëndron në krye të Partisë Demokratike, është një humbje për opozitën dhe për Shqipërinë, sepse ikja nga parimet e dobëson Partinë Demokratike dhe e largon nga qytetarët.

“Koha punon vetëm për ndryshimin. Sali Berisha nuk mund ta përfaqësojë kurrë atë. Ai është i konsumuar, i izoluar, i hetuar, i paaftë për të bashkuar opozitën. Nuk mund të flasim për ndryshim në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin në PD. Ne nuk mund të kërkojmë votën e shqiptarëve kështu”, vijon reagimi.

“PD nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj. Llogaritë i kanë bërë gabim, veçanërisht me mua dhe shumicën e demokratëve. Koha thërret demokratët të mos heshtin”, përmbyll Ervin Salianji.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit