21.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Balliu Junior, me Benz 75 mijë euro para SPAK, për të protestuar kundër…. korrupsionit

    Edhe pse i papunë, pasi nuk është më as deputet i PD, kjo nuk e pengon Klevis Balliun, i cili njihet ndryshe si çuni i ish gazetarit të Zërit të Popullit në vitet 1980, Fahri Balliu, të shkojë në protestë me makinën e tij luksoze.

    Siç duket nga kjo foto, Klevis Balliu e ka parkuar makinën Benz Mercedes S Class, e cila kushton disa mijëra euro, para dyerve të SPAK-ut, si për t’i bërë karshillëk hetuesve se atë dhe babain e tij, të bërë milioner në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër, nuk kanë ç’ti bëjnë.

    Vetëm dogana e këtij mjeti kushton sa një makinë e thjeshtë e një qytetari shqiptar.

    Ai ka shkuar me makinën e tij luksoze, për të protestuar kundër Erion Veliajt.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit