18.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Basha “kërkon” dekoratë për Rrugën e Kombit si ‘vepër’ e tij: S’më kanë thënë as faleminderit!

    Kreu i Partisë Demokratike (të vulës), Lulzim Basha ka publikuar një video teksa kalonte nëpër “Rrugën e Kombit”.

    Lulzim Basha nuk lë dot pa komentuar, atë që e cilëson si veprën e tij më të mirë.

    Sigurisht që nuk anashkaloi edhe akuzat, duke u shprehur se kritikët e tij mirë që nuk e falenderuan asnjëherë për punën e bërë, por e akuzonin pa bazë.

    Por sigurisht që komentet e tij, i kamufloi me disa nota humori, megjithatë u duk se pretendimin se meritonte një dekoratë për rrugën, e kishte të sinqertë.

    Fillimisht akuzat e kundërshtarëve i kam shpërfillur me një farë neverie. Thoja çfarë janë këta 238 milionë euro dëme, ndërkohë që pagesa totale kur unë jam larguar nga ministria ishte vetëm 60 milionëshi i garancisë që të fillonin punimet. Pra, ishte një stisje totale.

    Sigurisht që e çuan në prokurori, e dija të gjitha domethënë çfarë bënë. Pastaj faza e dytë që kam patur ka qenë një zemërim në kufijtë e tërbimit.

    Tani mirë që nuk më japin dekoratë, se nuk e dua nuk e kam bërë për dekoratë, mirë që nuk thonë faleminderit, po pse duhet të bëjnë këtë tjetrën pse janë kaq të ligë derisa e kam kuptuar që e kisha gabim. Çdo gjë e kishte dorën e Zotit brenda.

    Dua t’i them faleminderit Edi Ramës dhe gjithë të tjerëve që u bashkuan në atë betejë balte kundër meje.

    Në veçanti faleminderit atyre që e bënë këtë çështje penale, edhe të tjerëve që për agjenda të ngushta politike, ndoshta dhe disa që mund të kenë pasur Brenda familjes time politike kontribuan në të.

    Sepse pa ndihmën e tyre ndoshta do ishte harruar roli im në ndërtimin e kësaj rruge. Jo se e kam nevojë që të kujtohem, por ata kanë kontribut të përjetësohet roli im në ndërtimin e kësaj rruge”, tha Basha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit