Dy vajza u vranë brutalisht gjatë ditëve të fundit.
Ngjarjet kanë tronditur opinionin publik, pasi vrasjen e tyre e kanë organizuar vetë familjarët, për përfitime monetare.
Rasti i parë u shënua më 29 nëntor në Prishtinë, ku Liridona Ademaj Murseli u vra me një plumb në qafë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashëkshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët panë t’i ekzekutohej e ëma para syve.
Bashkëshorti Naim Murseli, raporti në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje dhe Liridona kishte bërë rezistencë ndaj grabitësit.
Për këtë arsye, sipas Naimit, gabitësi i mori jetën Liridonës 30 vjeçare, shkruan vizionplus.tv.
Por, policia e Kosovës nuk u mjaftua me këtë version.
Sipas medieve në Kosovë, hetuesit kishin instaluar kamera në vendin e krimit. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, pas ceremonisë mortore, Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u vu në pranga, pasi dyshohet se është ai organizatori i vrasjes së nënës së fëmijëve të tij.
Në pranga ra edhe “grabitësi” Granit Plava si dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Granit Pllava deklaroi para hetuesve se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për vrajsen e gruas.
Sipas tij, 15 mijë ia kishte dhënë para krimit dhe 15 mijë pasi të “kishte mbaruar punën”.
Kamerat në vendin e ngjarjes kishin filmuar Naimin, i cili kishte zhvilluar takime me Plavën. Kjo ishte dhe arsyeja që policia e Kosovës i vuri prangat.
Nga ana tjetër, familja e Liridonës zhvarroi trupin e së ndjerës nga varrezat e familjes Murseli dhe ditën e sotme, 4 dhjetor, u bë varrimi në fshatin e saj të lindjes.
Të dikën e 3 dhjetorit, autorët e dyshuar të ngjarjes, Plava, Naim Murseli dhe Kokalla dolën para Gjykatës ku u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Murseli ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës. Sipas medieve në Kosovë, shkak dyshohet se është bërë një sugrim jete që Liridona kishte paguar në Suedi dhe në raste fatekqësish, parashikonte një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.
Një tjetër ngjarjee rëndë tronditi opinionin publik, pasi një 14-vjeçare nga Maqedonia e Veriut u gjet e vrarë më datë 3 dhjetor.
Trupi i pajetë i Vanja Gjorçevskas u gjet pranë trupit të një të moshuari. Pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dyshohen se janë pas ngjarjes së rëndë.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, dha detaje tronditëse për ngjarjen gjatë një konference me gazetarët. Dyshohet se babai shiti vajzën e tij të mitur për para.
“Motivi i vrasjes së të miturës Vanja është interesi vetjak, tha minsitri dhe siç raportojnë mediet maqedonase, rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babanë e vazjës, i cili është marrë vesh me organizatorin e grupit dhe të dyshuarin kryesor, biznesmenin Palevski”, raportoi më herët vitionplus.tv.
Babai i tregoi orën që vazja kthehej nga shkolla dhe qëllimi ishte zhvatja e parave nga nëna e së miturës.
Grupi e njihte familjen dhe sipas minsitrit bëhet fjalë për një grup kriminelësh.
Sakaq, biznesmeni Ljupço Palevski-Palco dyshohet se është larguar drejt Turqisë.
Mësohet se kanë qenë të arrestuarit të cilët kanë përmendur emrin e Palcos një sipërmarrës ndërtimi i njohur sidomos në Shkup, shkruan focus.mk.
Tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje e pritet të dalin nesër në gjykatë. Afër 45 mijë gra dhe vajza u vranë në mbarë botën gjatë vitit 2021 nga pertnerët e tyre, sipas Un Women.
Në Kosovë, sipas të dhënave të organizatave për mbrojtjen e grave, nga viti 2010 janë vrarë 50 gra nga burrat, teksa dhuna në familje po ashtu ka shënuar rritje në vitet e fundit.
Vrasjet e lidhura me gjininë, femicid apo feminicide, përkufizohen si manifestimi më brutal dhe ekstrem i dhunës ndaj grave dhe vajzave.