spot_img
spot_img

Belo Këlliçi shkon sërish në SHBA, të dëgjojë nusen e Donald Trump: Do forcoj marrëdhëniet me Amerikën

spot_img

Belind Këlliçi ka udhëtuar sërish në SHBA, pak javë pasi bërë disa foto me Donald Trump.

Këtë radhë ka shkuar të dëgjojë një fjalim të nuses së Donald Trump, e cila ka folur për paqen në Lindjen e Mesme dhe sigurinë në botë.

Këlliçi thotë se këto udhëtime bëhen për të forcuar marrëdhëniet me Amerikën.

“Privilegj të isha i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme.

Ky event kishte folës kryesor Lara Trump, bashkë drejtuesen e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) i cili është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.

Gjithashtu Kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin Trump dhe plani i tij është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara!

Partia Demokratike beson tek presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë.

Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike”, shkruan ai.

Lajmet e fundit