spot_img
spot_img

Bën si filozof kundër Luizit në mediat sociale, Ronaldo tallet keq me Meridianin: Hajde gjejmë menaxherin e Deas

spot_img

Ronaldo Sharka është shumë aktiv në Instagram ku bën postime të ndryshme që lidhen me personazhet e showbiz. E në lupë së fundmi ka marrë Meridian Ramçajn.

Ky i fundit ka postuar disa statuse që janë dukur si ironi ndaj Luiz Ejllit. Në njërin prej tyre ai shkruante: “Zoti të dhëntë bereqet në tru”. Kurse në një tjetër: “Përpiqu të jesh një vlerë, jo një sukses.”

Bën si filozof kundër Luizit në mediat sociale, Ronaldo tallet

Këto statuse si duket i kanë tërhequr vëmendje Ronaldos i cili e ka ironizuar duke shkruar: “Meridian filozofi. “Zemra e thyer” së shpejti në çdo librari nga Meridian Ramçaj”.

Bën si filozof kundër Luizit në mediat sociale, Ronaldo tallet

Më pas në një status tjetër, moderatori duke iu referuar deklaratave të tij për Luizin shkruan: “Qyqja Meridiano. Unë kështu statusesh kam parë kur njerëzit janë ndarë nga e dashura ose i dashuri. Çke, o bir? Hajde me lalin tënd gjejmë se kush është menaxheri i Deas se është më interesante sesa të vuash.”

Bën si filozof kundër Luizit në mediat sociale, Ronaldo tallet

Në një postim tjetër, Ronaldo pyet ndjekësit se kujt i hedh kunja Meridiani dhe jep këto alternativa: “Zef Begës, Dua Lipës, Sali Berishës, menaxherit të Deas”?

Bën si filozof kundër Luizit në mediat sociale, Ronaldo tallet

Lajmet e fundit