17.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bëni gati dashin për Lefterin

    Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi ka listuar disa nga premtimet për bashkinë e Kuçovës. Ai u shpreh gjatë takimit të sotëm elektoral ku ishte i pranishëm dhe Sali Berisha se në vizitën e tij të radhës do të përurojnë dy projekte të mëdha në këtë bashki.

    “Nëse unë kam qenë i korruptuar më ndëshkoni me votë. Unë kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer. Jam këtu për t’ju premtuar ju dhe për t’i thënë Sali Berishës që ju do të vini kur të keni ditëlindjen, do të inauguroni dy investime që unë kam qarë me lot rrugën e Velagoshtit dhe urën e Bardhajt. Dua të them që të gjitha lagjet do të kthehen në kantiere ndërtimi”, tha ai.

    Maliqi u shpreh se që në muajin e parë do të blihen 13 mjete, ndër to edhe dy mikrobusë të linjës Kozare-Lumas me 50% të kostos për qytetarët dhe falas për pensionistët.

    “Do të blihen 13 mjete që në muajin e parë, tre fadroma, tre kamionë, dy mikrobusë të linjës Kozare Lumas me 50% kosto dhe për pensionistët falas. Lefter Maliqi çfarë thotë e bën realitet. Do të qërojmë. Do i hedhim në kosh tenderat korruptivë të pastrimit të qytetit dhe do bëjmë atë që duhet. 

    Të gjitha rrugët dhe urat në fshatra do bëhen të gjitha. Meriton Kuçova këtë gjendje ku është?! A nuk meriton Kuçova një muze historik. Nuk meriton një qendër kulture? A meriton një treg si Kandahar?”, tha Maliqi.

    “Kini besim të patundur që do i bëj të gjitha që vitin e parë. Nuk ka asgjë që më ndal për të punuar për publikun. E keni parë në komunën që drejtoja, që njerëzit nga gëzimi thernin dashin te këmbët se i ktheva në vepra. I dyfishova në vepra. 

    Do të suvatohen të gjitha pallatet që janë bërë si gërmadha, do të luhen të gjitha. Të gjitha rrugët e lagjeve brenda dy viteve do të asfaltohen. Qendra e kulturës do të bëhet, tregu do të bëhet modern, ura e Bardhajt, shumë rrugë do të bëhen shumë shpejt”, u shpreh ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit