10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Beniada: Kur Luizi të dalë, Kiara do jetë flakë fare…

    E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ka qenë Beniada Nishani e cila ka folur edhe për lidhjen që është krijuar në shtëpinë e Big Brother, atë të Luizit dhe Kiarës.

    Ajo shprehet se e ka parë në disa momente Kiarën e ftohtë, por kjo justifikohet pasi aty brenda krijohen siklete dhe se krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e kollajshme, kjo është dhe arsyeja pse Beniada nuk do krijonte kurrë një lidhje brenda Big Brother.

    Blendi Salaj: Çifti i konsoliduar që u formua këtë vit në Big Brother ishte dhe është Luizi dhe Kiara, si i ke parë këta të dy?

    Beniada Nishani: Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe sikletin, të rish aty brenda si çift nuk është e kollajshme, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani të shkretat ne çfarë mund të themi!

    Blendi Salaj: Kiara vazhdon ta mbështesë dhe jashtë shtëpisë vazhdon të postojë në krah të Luizit dhe i ka dhënë të gjithë mbështetjen e saj.

    Beniada Nishani: Po e kuptuat të Kiara është një karakter pak më i ftohtë.

    Blendi Salaj: Do thosha e kujdesshme, pak më e përmbajtshme.

    Beniada Nishani: Duket më e ftohtë, por për mua është nga ato karakteret që sa të dalë Luizi do jetë flakë fare Kiara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit