Modelja Beniada Nishani mesa duket është në kërkim të mashkullit ideal.
Ka qenë mikja e saj më e mirë, ish-banorja e sezonit të dytë të “BBV”, Jori Delli që ka treguar që Beniada është single.
Jori ka postuar një video në InstaStory, ku shfaqet modelja mjaft romantike, duke kënduar dhe kërcyer në një dyqan.
“Ju lutem… Kërkoj burrë për Benin se po shkallon”, shkruan Jori në story duke qeshur.





