Një nga banoret më të pëlqyera të “Big Brother VIP” ishte Beniada Nishani, e cila arriti të jetë edhe në finalen e madhe.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, modelja pati shprehur dëshirën për të jetuar në Tiranë.
Tashmë dëshira e modeles është plotësuar, pasi ajo ka blerë një shtëpi në kryeqytet.
Këtë Beniada na e ka treguar vetë me anë të një fotografie në Instastory, ku shihet qartë arredimi modern dhe luksoz. “Shtëpia ime e re në Tiranë”, ka shkruar modelja.