23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Bernd, hajde ta bëjmë një foto” – Manipulimi i trashë i “Foltores”, për “pjesmarrjen” e historianit të njohur gjerman në protestën e opozitës

    Dëshpërimi dhe poshtërsia është në atë masë saqë kapin Bernd J. Fischerin në rrugë, rastësisht, pa e njohur dhe pa pasur asnjë takim të planifikuar, i kërkojnë të bëjnë me të një foto në harkun e 15 sekondave dhe pastaj e propagandojnë sikur historiani i njohur mbështet protestën e Sali Papafingos dhe argatëve të tij.

    Pasi sheh se ç’i kanë bërë, detyrohet Fischeri i shkretë të bëjë një sqarim të gjatë që as ka lidhje me atë punë as i njeh ata njerëz, as e mbështet protestën e tyre, por është aty si pasojë e rastësisë.

    Çfarë ndodhi?

    Portali i familjes Berisha, menjëherë pas protestës së 20 shkurtit, publikoi foton e historianit të njohur Bernd J. Fischer, ndërsa ai pozonte krah disa politikanëve demokratë, si Jorida Tabaku, Zana Guxholli, Alfred Rushaj etj.

    Sipas portalit të familjes Berisha, Fischer kishte ardhur për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

    “Protesta e sotme madhështore e shqiptarëve ka pasur pjesëmarrës jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

    Gjermani Bernd Fisher, një nga studiuesit më të njohur të historisë shqiptare, dhe njëri nga zëra më të njohur pro Shqipërisë nëpër botë, ishte i pranishëm në protestën madhështore të opozitës, mbrëmjen e sotme në Tiranë”, shkruante portali i familjes Berisha.

    Foto ishte publikuar nga Zana Guxholli, e cila keqpërdori Albert Rakipajn dhe Fischer, të cilëve iu kërkoi të dilnin në foto.

    Por e vërteta është krejt ndryshe dhe është dashur reagimi i historianit të njohur, për të treguar mashtrimin e trashë dhe të shëmtuar të Rithemelimit, që nga dëshpërimi për njerëz, bënë protestues dhe një historian të njohur si Bernd Fischer.

    Reagim i historianit të njohur

    Po shfrytëzoj këtë hapësirë për të sqaruar disa keqkuptime. Ditët e shkuara, kam vërejtur disa lajme në media mbi pjesëmarrjen time të supozuar në një protestë të zhvilluar në Tiranë, më 20 Shkurt 2024.

    Kjo nuk është e vërtetë! Unë kam qëndruar në Tiranë dhe kam referuar në një konferencë të organizuar nga “Fondacioni për Liri dhe Demokraci”.

    Në mbrëmjen e datës 20 Shkurt, 2024 u takova me mikun tim, Dr. Albert Rakipi në hotelin ku kam qëndruar në Tiranë, hotel Rogner dhe së bashku ecëm në këmbë drejtë restorant “Taiwan” , vendi ku do të darkonim së bashku.

    Gjatë ecjes përgjatë bulevardit, ne vërejtëm disa individë, të njëjtët nuk i kisha takuar kurrë më parë dhe zoti Rakipi ndaloi dhe më prezantoi secilin prej tyre.

    Biseda me ta ishte shumë e shkurtër në kohë, në harkun kohor të 15 sekondave, muzika e lartë bënte të pamundur bisedën apo dëgjimin mes njëri- tjetrit.

    Dikush prej tyre kërkoi të realizonim një foto të përbashkët dhe unë pranova, në vazhdimësinë e fotove të realizuara gjatë gjithë ditës.

    Më pas, unë dhe zoti Rakipi vijuam rrugën përgjatë bulevardit duke u drejtuar drejtë vendit ku do të darkonim, restorant “Taiwan”.

    Më vonë, mësova që fotoja e përbashkët e realizuar, ishte përdorur dhe shpërndarë në rrjetet sociale, pa dijeninë dhe lejen time. Qartësisht, ne ishim në vendin dhe kohën e gabuar!

    Gjithashtu dua ta qartësojë se nuk ndaj apo mbështes qëllimet e protestuesve dhe dënoj fuqishëm dhunën sporadike të cilën më vonë u njoha nga pamjet e transmetuar në televizion.

    Dua të theksoj se mbetem një historian, dhe jo një aktivist politik. Shpresoj që eksperienca ime mbi 40-vjeçare mbi historinë dhe kulturën e Shqipërisë reflekton qartazi pasionin tim të thellë për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, si dhe objektivitetin e paanshërinë time.

    Unë jam historian, jo aktivist politik. Do të ndjeja keqardhje ndaj këtij keqkuptimi, të cilin e theksova më sipër, që ndërhyn me marrëdhënien që unë kam me Shqipërinë dhe shqiptarët.

    Historiani i njohur reagon pas manipulimit të shëmtuar të

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit