spot_img
spot_img

Bes Kallaku “thumbon” Xhensilën? Aktori, përmes këngës: A do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…

spot_img

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe 2 fëmijë, Ajkën dhe Amen.

Së fundmi Besi ka publikuar një bashkëpunim të ri, ndërsa mesa duket këngëtari përmes tij ka “thumbuar” ish-partneren e tij.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, është një ndër vargjet e këngës.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij të Instagram, Besi tregoi se teksti i kësaj kënge është krijuar nga shpirti i tij, që mesa duket ka të bëjë me historinë e tij dhe të Xhensilës.

“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim!”- shkruan ndër të tjera këngëtari.

Kujtojmë që ishte Besi ai që iu dha fund lajmeve duke konfirmuar ndarjen nga Xhensila e tij, duke thënë që tashmë dy fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.

Lajmet e fundit