spot_img
spot_img

Beti Njuma: Vlora është llum, si Kandahari

spot_img

Gazetarja Beti Njuma, njëkohësisht këshilltare e partisë së Ilir Metës në Këshillin Bashkiak në Tiranë, ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimeve në Vlorë.

Ajo thotë se Vlora sot është si Kandahari.

“E shkepi Vlorën dhe e bëri si Kandahar dhe pa pikë turpi ua hedh fajin vlonjatëve.

Vlonjatët vërtet i kanë rritur pak çmimet këtë vit por Vlora është e padëshiruar se s’ka ujë, është e mbytur nga plehrat dhe mushkonjat, i ka rrugët tërë gropa e gunga e në rastin më të keq të pashtruara.

Zona e Ujit të Ftohtë e matanë është me punimet Lungomares që nisën në mars në të gjithë gjatësinë dhe jo me lote.

Kryeministri që dha lejen për punimet nuk u shqetësua se do të shkatërrohej ky sezon turistik dhe bizneset, se ngjitur me shezllonin pushuesve do t’u kalonin betonieriet e dhëmbët do t’u bluanin pluhur.

Provoni të futeni në lagjet e brendshme të qytetit të shihni çfarë shëmtie do ju shfaqet para syve.

Vlora është llum por për këtë nuk e kanë fajin vlonjatët! Të vetmit përgjegjës janë pushteti qendror dhe ai lokal”, thotë ajo.

Lajmet e fundit