14.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bora Zemani rikthehet në ekran

    Bora Zemani do të rikthehet në ekran me një emision të ri, të quajtur “Cherry on Top”. Siç mund ta mendoni edhe nga vetë emri, do të transmetohet në Top Channel dhe bëhet fjalë për një program ku do të diskutohen mbi tematika të shumta dhe do të ketë të ftuar të ndryshëm.

    “Për një të premte ideale…shumë histori interesante, pak histori, një i ftuar special, shumë rrëfime personale, një pikë gossip (thashetheme), pak muzikë, shumë qejf” shkruhet në llogarinë e emisionit në Instagram, në videon prezantuese.

    Programi do të transmetohet në orën 21:00.

    Bora ka moderuar më parë “Për’Puthen” dhe “Dancing with The Stars”, po në Top Channel.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit