17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Burri ka qenë i dhunshëm” – Flasin gruaja dhe krushku i Pëllumb Metës: Hygerta nuk mbyt dot një pulë, jo njeri

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror në Shënavlash të Durrësit ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u varros në kasollen e bagëtive.

    Si autore e kësaj ngjarjeje dyshohet vajza e tij, Hygerta, 19 vjeçe. Ajo është vënë në pranga nga autoritetet dhe ka pranuar se krimin e ka bërë për shkak të fejesës që donte t’i bënte i ati pa dëshirën e saj.

    Por çfarë thonë të afërmit e Pëllumb Metës?

    Gruaja e Pëllumb Metës ka deklaruar në polici se çdo gjë që ai thoshte bëhej se përndryshe bëhej i dhunshëm.

    ‘Kemi 30 vite të martuar. Kemi 4 fëmijë. Burri ka qene autoritar gjithmonë. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe bëhej i dhunshëm.’- ka deklaruar ajo.

    Për gazetarët të pranishëm pranë banesës së familjes ka folur edhe krushku i 50-vjeçarit, të cilit djali i ka për nuse vajzën tjetër të Pëllumb Metës. Ky i fundit ishte baba i 2 djemve dhe 2 vajzave.

    Ne e njohim për familje shumë të mirë. Nuk kemi pasur asnjë lloj dyshimi se çfarë konfliktesh kanë në shtëpi. Për zhdukjen ka rreth 2 javë që na kanë thënë, që nuk ka ardhur në shtëpi, ka humbur. U interesonim, pyesnim nëse është gjetur, absolutisht. Më vonë kemi marrë vesh që është gjetur makina tek Parku rinia. Sot na njoftuan që është gjetur”, tregoi krushku i viktimës.

    I njëjti e njeh edhe vajzën 19-vjeçare që është arrestuar si autore e dyshuar e krimit. Ai thotë se Hygerta nuk vriste dot një pulë, e jo më një njeri.

    Dëgjo nuk dua të futem në këto çështje, se këto janë çështje personale, familjare, ajo vajza nuk mbyt dot një pulë, jo njeri”, tha ai.

    “Më gjatë siç e ka pranuar ajo nuk di ç’të them, sepse ato janë çështje të brendshme. Vajza ka qenë shumë e mirë, studente, vajzë e respektuar. Nuk të shkon mendja fare që ajo ta bëjë këtë veprim”, tha ai.

    Ngjarja që tronditi Durrësin e ka zanafillën 10 ditë më parë, kur Pëllumb Meta u denoncua i humbur. Pas verifikimesh u zbulua se ai ishte vrarë dhe varrosur në kasollen e bagëtive.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit