18.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Çfarë po bën kështu more?” Juli i zbulon sekretin Rozës: Nuk po tregohesh burrë

    Pak na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip” dhe duket se banorët po ndryshojnë strategjinë e lojës për të fituar vëmendjen e publikut. Juli sapo ka krisur raportin me një nga “aleatet” e tij, Rozën teksa këtë mbrëmje madje i zbuloi edhe një sekret (diskutim) të sajin me Riken ku gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe Juli. Sipas këtij të fundit Roza po luan njësoj si Rikja dhe ka për të përfunduar jashtë shtëpisë si ajo.

    Banorja e zhgënjyer nga sjellja e Julit i tha se nuk “po tregohet” burrë.

    Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë.

    Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.

    Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.

    Roza: A e nxorre muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.

    Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.

    Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?

    Juli: E ke thënë para kamerave.

    Roza: Lal çfarë po bën? Këshillën që ma jep mua Rikja, ti ma nxjerr këtu?

    Juli: Po të nxjerr siç je Roza.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit