8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Cigare dhe disa veshje: Si e kaloi natën e parë në burg, Saimir Tahiri

    Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kaluar natën e parë të tij në një qeli burgu.

    Konkretisht në burgun 313, nga ku u dërgua menjëherë pas ‘kopsitjes’ së procedurave në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në përputhje me vendimin e Apelit të GJKKO-së, që e dënon ish ministrin me 3 vite e 4 muaj burg.

    Raportohet se Saimir Tahiri është në godinën numër 2 të institucionit të vuajtjes së dënimit në kryeqytet, në vëzhgim.

    Saimir Tahiri i janë lejuar në qeli vetëm dy paketat e cigareve që avokati i tij i bleu pas shpalljes së vendimit për dënim, po ashtu edhe disa veshje për t’u ndërruar.

    Odiseja e gjyqit

    Ajo që pritej prej kohësh nga të gjithë ndodhi dje. Vendimi për burgosjen e Saimir Tahirit ishte artikuluar në mënyra të ndryshme nga poltikanë, por dhe ambasadorë të rëndëëishëm, si fillimi i një drejtësie të re.

    Në vitin 2017, Tahiri u rizgjodh deputet, por shpejt u detyrua të largohej me dorëheqje nga Parlamenti. Ndodhi në majin e 2018-s, për t’u përballur më pas me akuzat e Prokurorisë për implikim të tij në trafikun e drogës së kryer nga grupi i “Habilajve”.

    Sapo ai dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, Prokuroria kërkoi arrestimin e tij. Ai u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë dhe Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe vazhdoi të insistonte në arrestimin e tij, por shumica parlamentare e bllokoi kërkesën për arrestim.

    Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019. Ajo që binte në sy ishte që çdo seancë ndiqej nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë.

    Në shtator të 2019-s, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzën e Prokurorisë për përfshirjen e Tahirit në trafik droge, por e dënoi atë me 5 vjet burg për ‘Shpërdorim detyre’, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar, masë që u la dje në fuqi.

    Tahiri e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim sërish në Shkallë të Parë, shkallë që e dënoi me 5 vite burg, dënim i cili i konvertua në 3 vite shërbim prove.

    Kjo u cilësua si një fitore për Tahirin pasi ranë të gjitha akuzat për “Trafik droge” dhe “Bashkëpunim në grup të strukturuar kriminal”, por vetë Tahiri kur doli nga Gjykata, edhe pse u duk i çliruar, e cilësoi verdiktin e qesharak duke e konsideruar veten të pafajshëm.

    Më pas, ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë dhe dosja u regjistrua në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Gjykatë që mbrëmë urdhëroi çuarjen në qeli të tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit