Gazetari Çim Peka është përplasur ashpër me analistin Baton Haxhiu, pasi e kishte ftuar këtë të fundit në emisionin e tij, por i është drejtuar me një gjuhë të fortë.
Shkak është bërë deklarata e Baton Haxhiut, i cili i tha Belind Këlliçit në emisionin “Opinion” “të ruhet”. Haxhiu e shpjegoi duke thënë se nuk e kishte kërcënuar, por ishte një gjuhë zhargoni e përdorur nga ai.
Megjithatë Peka ka humbur qetësinë dhe i është kthyer ashpër Haxhiut duke i thënë “kë kërcënon me SPAK-un ti?”. Ai më tej i ka thënë “Nuk më rruhet fare nga SPAK”-u.
Haxhiu ka tentuar të largohet nga studio, por situata është qetësuar nga të ftuarit e tjerë.
Peka: I ke thënë Belindit ruaju!
Haxhiu: Nuk është gjuhë kërcënuese, është zhargon i Kosovës. Ai kandidoi edhe në Tiranë, edhe mund ta ketë bërë ndonjë gabim rrugës…Fjala ruaju, kujdes, nuk është kërcënim. Kujdes për atë që bën, për marrëdhënien me SPAK dhe shikoje se zgjedhjet e fundit në Tiranë, mund të kesh bërë ndonjë gabim rrugës.
Peka: Këto që thua ti janë kërcënime. Kujdes nga SPAK-u pse duhet të ketë? Po flas në emër të Belindit. Nuk i rruhet kujt për SPAK-un, nuk i rruhet kujt! Kujt i rruhet, ti flet në emër…je zëdhënës i SPAK-ut ti?
Haxhiu: Nuk ta lejoj këtë gjuhë më!
Peka: Nuk i bëhet vonë njeriu. Kujdes nga kush? Ti je prokuror i Enver Hoxhës? Ti je gazetar, s’mund ta thuash këtë. Ti e ke seriozisht ti që shantazhin me SPAK?
Shkullaku: I bie që unë të mos flas fare, nëse nesër them ministrat e Ramës të ruhen nga SPAK-u
Haxhiu: Po keqpërdor drejtuesin e emisionit, unë çohem dhe largohem. Mos u bëj protagonist i asgjësë, ke njerëz këtu që mund të bëjnë analizë. Unë e duroj edhe provokimin. Por të kalosh në banalitet…