spot_img
spot_img

Çmendet Edison Ypi, sulmon Agim Doçin pasi ndërroi jetë: Shyqyr që ngordhi, ishte llapaqen dhe spiun

spot_img

Edison Ypi ka sulmuar ashpër poetin Agim Doçi, që ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne.

“Është ngrejt vulgu e po thotë se llapaqeni i papërmbajtur, vargëzuesi i neveritshëm, rapsodi i ndyrë, ndoshta dhe spiuni i pafytyrë që ja ka majt gjith jetën kurvit gishtin e mesit në gojë dhe partisë së punës durët në cica, paska qënë poet.

O ua marrsha t’ligat, ejani në vete. Hapini dyer e dritare. Të fryjë era të mbushet mushkria, të hapet syri, të punojë truri.

Për këtë çmenduri askush nuk u detyron, për kaq askujt s’i jepni llogari. Po thuaj shyqyr që ky biçim poetësh edhe ngordhin ndonjëherë, dhe nga dhuna e tyre në bashkëpunim me vulgun, mbetemi të lirë.

Se për të gjallë ndonjë llaf, s’bëhet fjalë. Mbrojtësit e paepur të artit, vulgatarët e kudondodhur, të nxjerrin sytë, të vënë duart në fyt”, shkruan ai.

Lajmet e fundit