19.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduria – Fshatari gjobitet me 26 milionë lekë për një kasolle pa leje, Erion Braçe vë duart në kokë: Eeeejjjj! A jeni në terezi?

    Një bujk është gjobitur me plot 26 milionë lekë të vjetra për ndërtimin pa leje të një kasolleje në fshat.

    Rastin skandaloz e bën me dije deputeti socialit Erion Braçe, i cili e quan “ekzekutim” për bujkun këtë gjobë marramendëse.

    Siç shpjegon ai, bujku kishte ndërtuar aty një serë të vogël por që nuk i kishte ecur. Për rrjedhojë ai vendosi ta shndërrojë në një strehë për tre lopët e tij, duke ngritur një mur me blloqe dhe disa llamarina.

    “A jeni në terezi apo jooo?

    Eeeejjjj 2.625.000 lekë gjobë?

    Domethene 26.250.000 lekë gjobë për këtë depon?

    26.250.000 lekë gjobë në fshat?

    Nuk di! Shoh letrat, lexoj kete shkrimin dhe shastisem;

    Ka patur serë-te vogel, si ka ecur, ka vendosur te ndertojë nje ministalle per tre lope-ne hapesiren e seres, me blloqe e cati llamarine, poooooo pa leje sepse leja kushton pafund, per me teper per kete strukture qe sheh ne foto dhe per kete, 26.250.000 lekë gjobë?!

    Ju qofshi! Nuk di, e vini mëndjen në punë a jo, por kjo eshte ta pushkatosh bujkun ne mes te fushes!

    Një gjë kam;

    Ministër Mazniku na kalo ligjin që ka një vit i bërë e pret e pret të miratohet!

    Beje se kushton shume me pak se kjo e keto gjobat e çmendura”, shkruan deputeti socialist.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit