spot_img
spot_img

Ç’po kurdisin Ledri dhe Getoari?

spot_img

Ledri Vula dhe Getoar Selimi do të vijnë me një projekt të ri muzikor dhe lajmin e kanë bërë të ditur në Instagram, në një mënyrë unike.

Ata kanë rikrijuar foton e Messi-t dhe Ronaldo-s duke luajtur shah, por nuk kanë dhënë detaje mbi projektin.

Fotoja e Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo:

Ndërkohë që nuk dimë titullin dhe as datën e publikimit të këngës, njerëzit duken shumë entuziastë për bashkëpunimin.

“Ronaldo dhe Messi në hip hop”; “Diçka po zihet”; “Kemi pritur 12 vjet për këtë”; “Më bëhet qejfi që ju shoh prapë bashkë” ishin disa prej komenteve.

Ledri, para shumë vitesh ka qenë pjesë e Babastars, grupit të famshëm, i cili solli shumë prurje të reja në muzikë. Pas disa konflikteve, Ledri u largua nga grupi.

Në 2020 gjatë një interviste për “NIN”, Ledri tregoi se nuk ka asnjë problem me Getoarin dhe se i kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin ndonëse nuk ishin takuar.

“Nuk është se nuk flas. Vetëm rrugët tona janë të ndara, kemi gjëra të ndryshme. Unë e kam në Instagram, nuk kam asgjë kundër. E shoh se çfarë bën. Edhe takimi me të nuk ka problem; ka ndodhur ajo që ka ndodhur nuk ia vlen të mbajmë inat. Njeriu i mirë fal. Nuk është se ai nuk më bëri asgjë. Pastaj nuk e pashë të arsyeshme të qëndroja atje, i pashë si re të zeza dhe doja të largohesha nga retë e zeza. Nuk kam asgjë kundër. Më vjen mirë që i shoh të gjitha mirë, Unikkatili, Noizy, Getin etj”, u shpreh asokohe Ledri.

Lajmet e fundit