26.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ç’po ndodh mes Robert Berishës dhe menaxherit të Xhensila Myrtezajt?

    Robert Berishaj vendosi të flasë për aludimet se ai doli nga “Ferma VIP” për shkak se duhej të ishte në një koncert. Thashethemet nisën sepse Xhensila Myrtezaj publikoi posterin e koncertit dhe menjëherë nisën dyshimet se Roberti kishte një kontratë me reality show-n. Roberti hoqi dorë nga gara, pas një telefonate me vajzën e tij, Reneé.

    Nisur nga këto aludime, Roberti, në një intervistë për “Klan Kosova”, u shpreh: “Pse e ka postuar ajo Xhensila, nuk e di. A e ka bërë me qëllim, nuk e di. Organizatori më ka treguar se ia ka dërguar vetëm ta shohë si poster dhe i ka thënë (Xhensilës) të mos e postojë menjëherë, sepse as me mua s’kishte kontakt”, duke shtuar se menaxheri i tij i kishte thënë që ta anulonte pjesëmarrjen e Robertit, pasi ishte në “Ferma VIP”.

    “Ajo nuk ka pritur, e ka postuar”, shtoi Roberti, duke thënë se ndoshta ka dashur edhe të nxjerrë keq produksionin ku Besi është moderator. Ai shtoi se produksioni ka dalë shumë keq, sepse u duk te publiku sikur dalja ishte e planifikuar. Mandej, këngëtari theksoi se doli vetëm prej shkak të bisedës me vajzën.

    Por, vetë menaxheri i Xhensilës, Eli Senaj, është përgjigjur duke publikuar edhe një mesazh zanor që Roberti kishte dërguar, duke u shprehur:

    “Publiku duhet të dëgjojë edhe audion e Robert Berishës, dërguar organizatorit një orë para se të futej në “Ferma VIP”, ku i thotë organizatorit që në datën 8 në mbrëmje, dal! Pra, data është mbyllur nga vetë Robert Berisha dhe para se të dilte, para publikut, ka përdorur të tjera gjëra për arsyen e daljes”.

    Në audio, Roberti jep ca sugjerime për ulëset, si dhe tregon se për 1 orë hyn në “Ferma VIP” dhe se në datën 8 do të dalë.

    “Më vjen shumë keq, sepse kaq shumë vite në gjithë këtë punën time kam qëndruar shumë larg situatave të tilla, me gjithë artistët që menaxhoj. Asnjëherë nuk kemi kërkuar të bëjmë sukses me asnjë skandal, por vetëm me punë, punë dhe shumë punë. Por, nuk mund të përfshish palë të treta në kontratat e tua”, tha ai.

    Më tej, në një tjetër postim publikoi videon kur Roberti vendosi të hiqte dorë nga gara dhe shkroi: “Në fakt, data është mbyllur nga ti dhe nga asnjë menaxher dhe komunikimi ka qenë direkt i yni, bashkë me organizatorin e clubit. Mashtrimi yt duket shumë qartë dhe në sy”.

    “Kështu që, kujdes me intervista herës tjetër, kur përdor emra të tjerë që s’kanë lidhje me ty. Nëse doni, kam akoma shumë fakte të tjera”, përfundoi Eli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit