15.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dafina Zeqiri merr propozimin për martesë në ditëlindjen e saj

    Këngëtarja kosovare ka marrë dhuratën më të bukur në ditën e saj të lindjes! Kur Dafina Zeqiri fryu 35 qirinj në tortë, përveç urimeve në ditën e veçantë, ajo ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Kreshnik Gjergji.

    Nisur nga fotot dhe videot që vetë artistja ka postuar në Instagram, çdo detaj duket kaq romantik dhe i mirëmenduar, nga qirinjtë, petalet e trëndafilave të bardhë, tollumbaceve etj.

    “Do të martohesh me mua,” ishte pyetja e të dashurit të saj, ndërsa Dafina duket se ka thënë “Po” unazën e madhe që shkëlqen në dorën e saj. “Kreshnik Gjergji, të dua!” ka shkruar këngëtarja në postimin në rrjetet sociale, duke hapur kështu një kapitull të ri në çështjen e ndjenjave.

    Urimet e kolegëve dhe admiruesve të muzikës së saj nuk kanë munguar duke “vërshuar” nga të gjitha anët, bashkë me dëshirën për një të ardhme të lumtur për çiftin.

    Këngëtarja pak kohë më parë trazoi rrjetin me një foto me mbishkrimin “Mama e ardhshme”! Mjaftoi kaq që njerëzit ta merrnin për të mirëqenë shtatzëninë, për të cilën po përflitet kohët e fundit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit