18.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane 2025, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024. Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të kontrollojnë rezultatet nëse janë shpallur fitues në faqen e llotarisë amerikane në linkun dvprogram.state.gov.

    Ju duhet të keni kodin e konfirmimit për të kontrolluar përgjigjet e lotarisë amerikane. Emrat fitues nuk publikohen nëpër gazeta apo faqe interneti.

    Ju duhet ta kontrolloni vetë statusin e aplikimit duke vendosur verification number, i cili duhet të fillojë me 2025.

    Sistemi do të jetë aktiv pasdreke, referuar kohës amerikane, dhe në Shqipëri verifikimi i të dhënave mund të nisë menjëherë pas orës 16.00 të kësaj të shtune, datë 4 Maj.

    Që nga 2005, më shumë se 230 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët.

    Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit