spot_img
spot_img

Danoçat amerikanë që bashkë me Spak-un po pastrojnë Shqipërinë nga llumi i ndyrë i krimit

spot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur sërish mbështetjen dhe krenarinë për SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të cilat sipas amerikanëve po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

Mesazhi u përcoll nga Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, pas një takimi të personaliteteve të larta të drejtësisë amerikane sot (10 korrik) me kreun e SPAK Altin Dumani si dhe prokurorët, në zyrat e prokurorisë së Posaçme.

Takimi u zhvillua për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën të ditur se pjese e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Lajmet e fundit