Egli nuk hoqi dorë dhe bëri ç’bëri e çoi Gjestin drejt altarit. Produksioni shpërndau shpejt e shpejt ftesat e dasmës, Ledioni përpiloi tekstin dhe Neda, në respekt të ceremonisë, bëri “armëpushim” me Rozanën.
Pas një fjalimi të gjatë dashurie (që mund të mos ishte aq i gjatë), Ledioni u dha bekimin e tij Eglit dhe Gjestit, të cilët sapo u shpallën burrë e grua, shkëmbyen një puthje sikur ishin gati të bëheshin prindër. Khëm-Khëm!
Festa nisi! Laerti, herë me gotë e herë pa gotë, u kthye në shpirtin e festës. Rozana nga ana tjetër, si një Gaforre tipike, herë qante e herë kërcente.
Natyrisht, të gjitha këto nuk i shpëtuan “syrit” të memeve, të cilat as këtë herë, nuk dështuan së na bëri të qeshim. Ndaj, rehatohuni dhe shijoni qerasjen tonë për këtë gëzim! Me trashëgime!
#1. Nuk ka dasmë pa dramë
#2. Po, e kemi.
#3. Shpirti i festës
#4. Dhe gratë që iu vrapojnë nga pas
#5. Janë gjithmonë dy persona që nuk iu qesh buza
#6. Interneti nuk ka mëshirë (s’do habiteshim po ta kishin ftuar)
#7. Dy dele, dy dele 300 pare
8. Kur gjen burrë edhe pse fisi i kishte humbur shpresat
#9. U përpoqa shumë të emocionohesha…
#10. Ka ndryshuar radha e gjërave