spot_img
spot_img

Deklarata SHOKUESE e shefes së Onkologjikut: Të jesh me kancer nuk do thotë që s’je e aftë për punë!

spot_img

Shefja e spitalit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Silvana Çeliku ka bërë një deklaratë shokuese këtë të mërkurë teksa raportonte në Komisonin e Shëndetësisë, pas skandalit që përfshiu spitalin që drejton ku disa mjekë bënin biznes me jetën e pacientëve.

Gjatë fjalës së saj teksa fliste për trajtimin me KEMP të pacientëve me sëmundje tumorale ajo u shpreh se të jesh me kancer nuk do të thotë që nuk je e aftë për punë.

Ndërsa pranoi që ka mungesë të medikamenteve.

Ndërkohë sipas saj, Onkologjiku është i vetmi spital në botë që nuk ka radhë pritjeje, pasi dy javë-tre javë nuk quhen radhë.

Silvana ÇelikuUnë do të them që jemi vendi i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritjeje. Dy javë, tre javë nuk quhen radhë pritjeje. A ka mungesa? Ka pasur dhe do të ketë, nuk kemi pse ta fshehim.

Problemi i KEMP-it, unë kam opsionin tim pastaj të kësaj gjëje. Të sëmuresh me kancer nuk do të thotë që je e paaftë në punë. Në je duke vdekur, ndryshon.

Lajmet e fundit