17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Demokratët në SHBA kërkojnë hetimin e dhëndrit të Donald Trump për marrëdhëniet me Ramën

    Emri i Ei Ramës dhe përpjekjet e tij për lobim pranë familjes Trump janë shfaqur në një tjetër media ndërkombëtare, që ka shqyrtuar konfiktet e brendëshme të politikës amerikane. Debati i ndikimit të politikanëve të huaj mbi familjet e politikanëve të SHBA është bërë edhe njëherë pjesë e debateve në komisionin e mbikqyrjes së kongresit.  “Demokratët në SHBA do të “hakmerren” ndaj familjes Trump nëse sigurojnë fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke kërkuar hetimin e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit. Kjo vjen pasi republikanët kërkuan të hetojnë lidhje të mundshme mes presidentit Joe Biden dhe bizneseve të dyshimta të djalit të tij Hunter Biden, shkruan Daily Mail.

    Në një artikull të gjatë të korrespondentit të kësaj gazete në Capitol Hill, MORGAN PHILLIPS, raportohen faktet tashmë të njohura të investimeve të Jared Kushner në Beograd, Sazan dhe Zvërnec, dhe  jepen detajse si se do të veprojë Partia Demokrate. Paragrafi më interesant i artikullit për sa i takon Shqipërisë është ky: “Demokratët pretendojnë se Kushner dhe Grenell kanë përdorur hapur marrëdhënien e tyre me Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, nga i cili presidenti i atëhershëm Donald Trump mori pagesa antikushtetuese. Një raporti kongresmenëve demokratë zbuloi se Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, shpenzuan rreth 6000 dollarë për të qëndruar në hotelin Trump në DC, në atë kohë në pronësi të ish-presidentit”, thuhet në artikull. Madje ky paragraf është vënë edhe si diçiturë e fotos ilushtruese, ku duken Rama, Kushner, Ivanka Trump dhe Grenell.

    Hetimet për Kushner raportohet se do të kërkohen pas investimeve të fondit të tij me vlerë 2 mld dollarë që po planifikohenn të hidhen në Ballkan, konkretisht në Shqipëri dhe Serbi. Në një letër që kongresmeni anti Trump, Jamie Raskin dhe kolegu i tij demokrat Robert Garcia, i dërguan homologut të tyre të komisionit të mbikqyrjes, për ndikimin e politikanëve të huaj në vendimarrjen amerikane republikanit, James Comer thuhet:

    “Ne ju shkruajmë për t’ju nxitur të thërrisni një seancë dëgjimore në lidhje me përpjekjet e dukshme të ndikimit të Jared Kushner dhe marrëveshjet që përfshijnë investime në këmbim të veprimeve zyrtare dhe për të shqyrtuar kërcënimet që rezultojnë ndaj sigurisë sonë kombëtare”, theksohet në letër .

    Për më tepër aty vërehet se investimet që Grenell dhe Kushner do të bëjnë në Beograd dhe Sazan shtrihen në prona shtetërore duke shtuar dyshimet se ata do të bashkëpunojnë me qeveritë.

    “Ky komision nuk mund të pretendojë se po heton përpjekjet e shtetasve të huaj që synojnë të ndikojnë anëtarët e familjeve të zyrtarëve të lartë amerikanë duke ofruar para ose përfitime të tjera, në këmbim të veprimeve të caktuara, duke vijuar t’i injorojë këto çështje,” shkruajnë dy ligjvënësit në tekstin ku kërkohet të pyetet Kushner për lidhjen e tij me Ramën dhe Vuçiçin.

    Pasi jep lajmin për këtë debat që po zhvillohet në kongresin amerikan Daily Mail përshkruan edhe sfondin tashmë të njohur të ngjarjes që e nxiti këtë debat te raortar më parë edhe nga AljazeraNew York TimesNewsweek dhe Frankfurter Allemegne Zeitung.

    Një nga projektet e propozuara thuhet se do të ishte zhvillimi i një ishulli jashtë Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz të njohur si Sazan. Ishulli u përdor si një bazë e fshehtë ushtarake për nëndetëset gjatë Luftës së Ftohtë. Një tjetër projekt në Shqipëri planifikohet të ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në jug të Shqipërisë, në Vlorë.

    Një tjetër është një hotel luksoz i planifikuar, me 1,500 njësi banimi dhe muze në Beograd, Serbi. Investimi planifikohet të bëhet në vendin e ish-selisë së Ushtrisë Jugosllave, e cila u shkatërrua në vitin 1999 nga bombardimet e NATO-s. Projektet përfshijnë tokë që aktualisht kontrollohet nga qeveritë, që do të thotë se ata do të kenë nevojë për nënshkrimin e shtetit për projektet.

    “Ky komision nuk mund të pretendojë se po heton përpjekjet e shtetasve të huaj që synojnë të ndikojnë anëtarët e familjeve të zyrtarëve të lartë amerikanë duke ofruar para ose përfitime të tjera, në këmbim të veprimeve të caktuara, duke vijuar t’i injorojë këto çështje,” shkruajnë dy ligjvënësit.

    Kushner tha për Times se marrëveshjet, përmes firmës së tij të investimeve Affinity Partners, nuk janë finalizuar, por ato janë shumë afër. Firma e Kushner-it mori kritika nga demokratët për financimin e saj prej 2 miliardë dollarësh nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

    Kushner ishte i përfshirë ngushtë në politikën e Trumpit në Lindjen e Mesme gjatë presidencës së tij dhe kapitalizoi në marrëdhëniet që ai zhvilloi gjatë asaj kohe për të mbyllur marrëveshjet, duke përfshirë një marrëdhënie të afërt me princin e kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të Arabisë Saudite.

    Ndërkohë, Grenell përflitet se do të mbajë postin e sekretarit të shtetit nëse Donald Trump siguron fitoren në zgjedhje. Ai është përpjekur vazhdimisht për të përdorur marrëdhëniet me qeverinë për të sjellë investime në Shqipëri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit