spot_img
spot_img

Denoncimi i aktivistit: Prona për të cilën u godit avokati i Berishës, u dha për ndërtim nga vetë Berisha

spot_img

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht disa ditë më parë, pas një gjyqi pronësie.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Sali Berisha, që është një prej klientëve të Mëngjesit, tha se ai u dhunua me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, gjë që në fakt nuk është e vërtetë.

Por aktivisti Ervin Goci shkruan se në fakt, prona për të cilën u dhunua avokati Mëngjesi, është dhënë për ndërtim pikërisht nga Sali Berisha kur ishte kryeministër.

“Prona per te cilen u godit ne koke avokati eshte ne nje toke qe dikur ka qene pjese e Parkut te Liqenit, pra ku nuk do mund te ndertohej. Ishte ish-kryeministri Berisha qe e hoqi ne vitin 2010, me VKM pjesen nen dige, nga hapesire e Parkut per t’ja dhene ne dore lubive.

Nese ajo hapesire do te ishte sot prone publike, asnje nuk do t’u sulej si lubi per ta kullufit, do kompensohej sipas ligjit.

Problemi eshte se njerezit me pushtet pane miljonat aty dhe e hapen saliçiniesken, pastaj erdhen ustallaret dhe perfunduan vepren.

Aty ku sot duhet te ishte nje park, ka 7 kulla, dhe ndonje tjeter qe pritet te ndertohet, dhe nje avokat qe po lufton me jeten. Per koincidence qellon qe eshte avokati i atij qe e ka fillu gjithe kete mesele.

Problemet jane shume me te thella se ç’thone dallaveraxhinjt ne konflikt interesi dhe mediat e kapura..problemi eshte m’u ne themelet e struktures se kalbur qe kercet çdo dite..”, shkruan ai.

Ndërsa një mbështetës i Berishës e sulmon, me argumentin se jo për çdo gjë “fajin e ka Saliu”, ai i përgjigjet:

“Te jesh shume i sigurt qe ka faj Saliu sa te duash. Meqe te gjithe ti bashke me te tjere mendoni se moskthimi i pronave ishte nje filantropizem i lene pergjysem, te jesh shume i sigurt qe ka qene i qellimshem, per te zhvatur qytetaret ose per t’i bere pjese si aksionere ne aferat e tyre. Avokati eshte viktime e nje vendimarrjeje qe ka bere dikush qe e ka qeverisur ate, ku e lexove gezimin tim per sulmin ndaj tij?

Pse manipulon? Si thua ti, te bejme si ty, mos t’i themi te vertetat?! Apo te themi rrofte Saliu, pastaj rrofte Luli, e pastaj prape rrofte Saliu, nderkohe teatrin e varrosen te gjithe bashke me pushtet, me bashki, me Lul, Ilir e Sali bashke. Perballu me te verteten dhe kerkoju falje njerezve qe u ke kerkuar mbeshtetje ne emer te Saliut!

Mos deformo fjale per te me armiqesuar mua me njerez te tjere, merru me faktet..keto rrofte Saliu, ik e kendoja ndonje tjetri”.

Lajmet e fundit