spot_img
spot_img

Deputetët demokratë “përleshen” me njëri-tjetrin në Komisionin e Medias

spot_img

Tensione në Komisionin e Medias. Deputeti Gazment Bardhi dhe deputeti i Rithemelimit Flamur Noka kanë bllokuar punimet e komisionit, ndërsa kanë ndezur në sallë dhe një zhurmues.

Bardhi dhe Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun.

Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve  Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës.

Flutura Açka: Kjo është mbledhja e parë e sesionit 2024. I uroj një vit të mbarë. Jemi të detyruar kolegë … Më lër

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë

Flutura Açka: Ulu të flasim bashkë për këtë çështje

Gazment Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore dhe të drejtat e opozitës

Flutura Açka: Më lër, ulu ta drejtojmë bashkë. E të flasim dhe për këto cështje

Noka: Je me votat tona këtu. Je duke i shërbyer edi ramës.  Po i shërben Edi Ramës, turp

Bardhi u përplas dhe me deputeten Merita Bakiu

Bardhi: O Merita ka mundësi ti…

Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp t’ju vijë

Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa.

Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa

Noka: Jeni me Edi Ramën

Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju

Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do push tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.

Bakiu: Unë jam me PD.

Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty.

Lajmet e fundit