spot_img
spot_img

Deputeti i Peqinit: Në Shqipëri kanë mbetur vetëm budallenjtë dhe militantët, nuk shtyhet më

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula thotë se situata sociale dhe ekonomike në vend është katastrofike dhe kjo sipas tij, për fajin e politikanëve.

Sula u shpreh se në Shqipëri po qëndrojnë vetëm budallenjtë dhe militantëte partive.

“Të gjitha i bëjnë politikanët, ky është problemi. Duhet t’i themi gjërat në sy. Nuk shtyhet më. Po ikin përditë, nuk gjen më njerëz, fshatarë, punëtorë, shtresa e mesme, çdo ditë.

Këtu po rrijnë vetëm budallenjtë, militantët, administrata. Prandaj ka përfunduar ky vend kështu”, theksoi ai.

Lajmet e fundit