12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dilema mes Bashës dhe Berishës, aleatët e PD bojkotojnë fare zgjedhjet e 6 marsit

    11 parti kanë paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit, kështu njoftoi sot Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.  Krahas Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e PDK-së në Nard Ndokës, janë edhe 7 parti të tjera, kryesisht pa peshë elektorale që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.

    Do të jetë në dorën e KQZ nëse do të miratojë ose jo, pjesëmarrjen e Lëvizjes së Re, Frymës së Re Demokratike, Partisë Kristian Demokrate, Partisë së Reformave Demokratike të Shqipërisë, Bashkimit Demokrat, Lëvizjes së Legalitetit dhe Ballit Kombëtar, si parti apo si pjesë e ndonjë koalicioni në zgjedhjet e pjesshme vendore.

    Ajo që bie në sy, është se aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, Agron Duka,  Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule kanë qëndruar jashtë garës, duke mos u regjistruar në zgjedhje, ku të hënën ishte afati i fundit. Partitë kanë afat deri në 9 shkurt për të regjistruar kandidatët e tyre, ndërsa koalicionet duhet të shpallen deri sot në mesnatë.

    KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e atyre partive që kanë mangësi/problematika, për të vijuar më pas me miratimin e tyre në seancë publike. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara do të kenë një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.

    Postimi i plotë e Celibashit:

    Në KQZ Shqipëri kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhje 6 bashki të datës 6 mars 2022, partitë politike në vijim:

    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

    Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)

    Levizja Socialiste për Integrim (LSI)

    Levizja e Re (LRE)

    Fryma e Re Demokratike (FRD)

    Partia Kristian Demokrate (PKDSH)

    Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)

    Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)

    Partia Bashkimi Demokrat (PBD)

    Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)

    Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)

    Nuk ka paraqitur në KQZ kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar për kandidatë të pavarur. Nuk ka patur kërkesë as në KZAZ-të e Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës nga asnjë Komitet Nismëtar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit