spot_img
spot_img

Shkarkohet Evis Sala, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

spot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot ndryshimin në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Me një dekret të firmosur sot, kreu i shtetit ka shkarkuar nga detyra ministren Evis Sala.

Presidenti Begaj ka dekretuar edhe emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kujtojmë që Sala dha dorëheqjen disa ditë më parë, për arsye personale.

Në vend të saj, Rama emëroi Spahiun.

Lajmet e fundit