spot_img
spot_img

Disa nga shprehjet më “lot” të Eglës në “BBVA 3”

spot_img

Egla është ndër banoret më të komentuara të këtij “BBVA 3” dhe në fakt, ajo s’të lë kurrë pa material. Që prej veprimeve, durimit, situatave që shkakton e deri te shprehjet epike që janë thjesht lot.

Kemi përzgjedhur disa shprehje ose ngatërresa të Eglës, të cilat mund t’i lexosh dhe ta vazhdosh ditën me buzëqeshje

E nisim nga më e freskëta: “Qingji i urtë pi tre t’ëma” – Domethënë, është pi 2 nëna, por versioni i Eglës është si më interesant.

“Çuna t’urtë jemi të gjithë ne” – I gjithë “BBVA 3” është një çun i urtë.

“Nuk mund të hysh si karotë, të rrish si kastravec dhe të dalësh si patate” –  Në një bisedë me Albin, Egla e këshilloi që të rrijë brenda shtëpisë, por duke përmendur gjithë perimet që mund t’i përdorësh për supë.

“Zhapik shushunje” – Referuar debatit me Gracianon. Pra, praktikisht, Egla krijoi një mutacion.

“Duhet të kesh pak tru për ta zbuluar, ti trurin e ke, por s’e ke mjaftueshëm sa të vish e të më thuash “Egla, më fal, kam gabuar” – Mënyra më e re për ta bërë dikë të të kërkojë falje.

“M’u hiq sysh, ose rri si qiri” – Drejtuar Meritonit kur po e bezdiste gjatë natës.

“Zonja dhe zotërinj, miss Londra. Dua paqen në botë” – Drejtuar Françeskës kur i prishi krevatin.

“Ke nderin të flasësh me një nga personazhet e mi” – Në një debat me Endrikun, i cili e pyeti se me cilin nga personazhet e Eglës po fliste.

Dhe ëmbëlsira për në fund“Je një p*rdhë me rigon, je një fytyrë e salduar me spërcka majdanozi”.

Lajmet e fundit